Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Haziri këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton arbresh.info
“Më lejoni që t’ju urojë festën e Fitër Bajramit me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, sakrificën dhe mundin tuaj, duke u bërë shembull i solidaritetit me të uriturit, të varfrit dhe ata që sfidohen në jetë”, ka shkruar Haziri.
Gjithashtu i pari i Gjilanit ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-Covid, duke bërë mbajtjen e maskave dhe distancën sociale.
“Kjo festë Gjilanin, Kosovën dhe mbarë botën e gjen sërish në përballje me pandeminë COVID-19. Andaj, apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave e mbajtjen e distancës sociale”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,
Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni, në Europë, Amerikë e në botë,
I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, efendi Naim Aliu,
Të nderuar imamë të xhamive të komunës sonë,
Më lejoni që t’ju urojë festën e Fitër Bajramit me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, sakrificën dhe mundin tuaj, duke u bërë shembull i solidaritetit me të uriturit, të varfrit dhe ata që sfidohen në jetë.
Është obligim dhe zotim i këtij muaji që po e mbyllim që lutjet dhe solidariteti të vazhdojë për çdo familje.
Ne e kemi për obligim qytetar e njerëzor ndaj vetës, familjes dhe ndaj Zotit, që çdokujt t’i ofrojmë sofër të bollshme, mundësi pune e jete të barabartë për të gjithë. Mos i harroni duatë për ditë më të mira që Zoti xh,sh. ta fal e ruaj çdo njeri të mirë.
Kjo festë Gjilanin, Kosovën dhe mbarë botën e gjen sërish në përballje me pandeminë COVID-19. Andaj, apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave e mbajtjen e distancës sociale.
Ky virus është akoma ne mesin tonë dhe po ua prezantoj pasqyrën e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë: nga 20897 mostra, 6371 gjilanas kanë rezultuar pozitivë, 6145 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 82 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 25 dhe 61 mostra në pritje për rezultat. Festo me masa anti-COVID-19!
Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,
Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni, në Europë, Amerikë e në botë,
I…
Posted by Lutfi Haziri on Wednesday, May 12, 2021
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici