Kosova po përballet me valë tjetër të koronavirusit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të vaksinohen, duke e parë këtë si mënyra e vetme e parandalimit të infeksionit koronavirusit.
Apeli i kreut të Gjilanit vjen në kohën kur kjo komunë ka të regjistruara 1416 raste aktive, 91 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm.
Ai këtë kërkesë e ka bërë në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’.
“Gjendja me COVID-19 në komunën tonë, sikur edhe në tërë Kosovën, është alarmante. Ju lutem shumë që të vaksinoheni në mënyrë masive sepse është e vetmja mënyrë parandalimit të infeksionit me COVID-19. Po ashtu, apeloj që t’i zbatoni masat kundër përhapjes së këtij virusi”, shkroi ai në Facebook.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Gjilan janë regjistruar 8.141 raste pozitive, prej tyre 6.672 janë shëruar, derisa 152 nga ta e kanë humbur betejën.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...