Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Haziri dallim nga të tjerët, këtë e ka bërë përmes një konference për media në zyrat e LDK-së në Gjilan, raporton arbresh.info.
Ai, po ashtu përçojë mesazhin për bashkim e jo për largim nga partia.
” Kam përfunduar konsultimet më zyrtarët e LDK-së në Gjilan e Anamoravë. Tri postulatet e shenjta të LDK-së mbeten postulate për të cilat do të punoj për ta rikthye LDK-në aty ku e ka vendin. Kjo është kërkesë e kamotshme e strukturave të LDK-së, aty ku unë kam punuar. Jam krenar që së bashku me gjeneratën time, 31 vjet i dhamë vendit formë besim e shpresë. Çdo gjeneratë ka cilësitë e veta dhe kësaj here LDK doli keq, rezultati i saj tregon për humbje besimi.
Ai po ashtu tha se LDK vlerëson të gjitha gjeneratat.
“Ne i vlerësojmë edhe gjeneratat e reja, edhe të vjetrat, por edhe të mesmet, të cilat punojnë për LDK. Këta tre breza të artë, janë besim për mua dhe për ta rikthye LDK-në aty ku e ka vendin në partin e parë”, tha Haziri.
Ai, po ashta tha se zgjedhjet brenda LDK-së nuk po bëhen për të larguar njerëz nga kjo parti, por për t’i afruar ata që janë larguar.
“Këto zgjedhje s’janë për ti larguar por për ti afruar, ata që janë largu. Zgjedhje ku respektohet veprimtari, por i hapin derën të ruajt. LDK-së i duhet unitet. Në klubin e partive evropiane nuk mund të hyjmë me zhurmagji”, u shpreh ai./arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...