Ideja e nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri, për shkëmbimin e territoreve ka nxitur reagimin e Kryeministrit Haradinaj, të akademikëve, por edhe brenda LDK’së. Haziri për Gazetën Express ka treguar se a ka folur ndonjëherë me Isa Mustafën për idenë e tij. Ai u është kundërpërgjigjur kryeministrit Haradinaj, i cili e akuzoi se po jep deklarata për vota dhe Presidentit Thaçi, i cili provoi të afrohet me LDK’në me idenë e Hazirit
Me riaktualizimin e çështjes së shkëmbimit të territoreve/ndarjes, reagime të shumta kanë shkuar në drejtimin e nënkryetarit të LDK’së, i cili prej kohësh e ka të definuar qëndrimin e tij për shkëmbim territoresh.
Derisa pjesa tjetër e partisë së tij deklarohet kundër çdo ideje për lëkundjen e kufijve, dhe kundër Thaçit, Haziri disa herë u ka devijuar këtyre deklaratave.
Nënkryetari i LDK’së ka sqaruar për Express se çfarë mendon ai kur flet për rikthimin e Luginës së Preshevës brenda kufijve të Kosovës, për të cilën, kryeministri Ramush Haradinaj pati thënë se po e bën për të marrë votat e qytetarëve të zhvendosur nga Lugina në Gjilan, komunë të cilën e udhëheq Haziri.
“Prej 2011 e tutje dihet se çka mendoj unë lidhur me zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Nuk ka të bëjë me shkëmbim territoresh dhe copëtim të Kosovës, por ka të bëjë me realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore. Kjo pjesë, padrejtësisht, në pjesën më të madhe të saj ish Jugosllavia në vitin 1956 e ka rioorganizuar, duke shkaktuar ndryshjim demgrafik në atë kohë, duke e ulur përqindjen e e shqiptarëve në Kosove dhe duke e rritur përqindjen e serbëve me futjen e disa fshatrave të Leposavic dhe Zubin Potok në Mitrovicën e atëhershme brenda Kosovës”, është shprehur Haziri.
Sipas Hazirit, Kosova duhet të jetë e kujdesshme ndaj pretendimeve territoriale të Serbisë, por thotë se duhet të punojnë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës.
“Serbia ka pretendime territoriale. Kosova duhet të ruhet në tërësinë e saj, por duhet të punojë që të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të zgjidhen, duke u respektu e drejta për referendum dhe duke u harmonizuar me bashkësinë ndërkombëtare”.
Haziri ka thënë për të gjithë këto flet vetëm në emër të tij, ndërsa respekton qëndrimet që ka partia ku ai është nënkryetar.
“Unë flas në emrin tim. LDK ku unë jam nënkryetar ka qëndrim politik, për të cilin unë jam lojal, që tërësia territoriale dhe sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm me askënd, duke përfshirë edhe Serbinë. Këto parime që prej vitit 2006 dhe LDK nuk i ka ndryshuar dhe unë i respektoj deri në fund. Praktikisht, unë e kam qëndrimin tim, ndërkaq LDK e ka qëndrimin e saj, që unë e respektoj”, është shprehur ai.
Nënkryetari i LDK’së, i pyetur nëse e ka diskutuar këtë që ai beson se duhet të ndodhë me kryetarin e partisë, Isa Mustafa, ai është përgjigjur, “në vitin 2011 e kam biseduar sepse e kam paraqitur para organeve të partisë dhe natyrisht që LDK ka mirëkuptim dhe ka qëndrim sa i përket zgjidhjes së problemit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi që luftojnë për realizim të atyre të drejtave. Por, kur të vijë çështja tek integriteti territorial i Kosovës në parimin e vitit 1974, LDK nuk ka ndryshuar qëndrim.
Haziri i është kundërpërgjigjur edhe kryeministri Haradinaj, i cili tha se nënkryetari i LDK’së është ‘shakaxhi’ dhe idenë e shkëmbimit të territoreve e ka për votat e preshevarëve në Gjilan.
“Duhet ta bëjmë të qartë se shqiptarëve e Kosovës Lindore nuk votojnë në Kosovë sepse nuk kanë të drejta civile. Vetëm në Gjilan janë mijëra shqiptarë të asaj pjese që nuk kanë letërnjoftime. Për me keq, ata nuk votojnë as në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, pos një numri të vogël I tyre. Ata kanë mbetur pa atdhe dhe është manipulative të thuhet se kjo po bëhet për vota. Kosova është atdheu i tyre, është vendi i tyre dhe ky është një momentum i ri që institucionet e Kosovës mund t’i japingi zgjidhje, edhe pse nuk është e lehtë”, ka thënë Haziri për Express.
Ndërsa, ai ka një përgjigje edhe për Presidentin Hashim Thaci, i cili në një konferencë të martën ka provuar që qëndrimin e Hazirit për t’u afruar me LDK’në që po e refuzon.
“Thaçi e ka quajtur qëndrim të rrezikshëm idenë time të vitit 2011, duke kërkuar nga LDK që ta qartësoj këtë qëndrim. Unë e kam parë që presidenti e ka përcjellë dhe kuotuar deklaratën time dhe është cështje e tij se si e vlerëson”, thotë Haziri.
Flirtin e Thaçit, Haziri e ka kthyer mbrapsht duke ia kujtuar se LDK nuk i bëhet pjesë e ekipit negociues.
“LDK nuk është pjesë e dialogut me Serbinë dhe në këtë rast as unë nuk jam pjesë e dialogut. Qëndrimi ynë opozitar është i qartë. Ne vazhdojmë me ushtru detyrën tonë në Kuvend dhe sa i përket dialogut, ne e kemi formulën, legjitimiteti para dialogut”, ka thënë tutje ai.
Haziri thotë se ai nuk i ka diskutuar këto cështjen me Presidentin Thaci përsonalisht sepse këto i ka shprehur
“Nuk kam pasur arsye e as nevojë sepse publikisht e kam proklamuar idenë time në vitin 2011. Lidhshmëria territoriale, politike, gjeografike edhe familjare e rajonit të Anamoravës me Kosovën Lindore është e pandashme sepse është një territor”, është shprehur ai.
Vec kufiri me Serbinë, sipas Hazirit, nuk është komplikimi i vetëm, pasi që edhe caktimi i kufirit mes Serbisë dhe Maqedonisë, që
Haziri pohon se pretendimet e Serbisë janë që kufirin ta vendosë te Lumi Morava në Anamorvae dhe te lumi i Ibrit në Mitrovicë.
“Pretendimi territorial i Serbisë ka qenë që lumi Morava dhe Ibër të jenë kufijtë që i ndan tash Kosovën dhe Serbinë, por guximshëm dhe publikisht ata nuk e kanë shprehur asnjëherë sepse synojnë ta marrin krejt Kosovën. Kjo është e paqëndrueshme”.
“Shkëmbimet territoriale që po flitet tash nuk janë të mira për Kosovën, por po flasim për një kufi të pranueshëm mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen, përmes dialogut dhe marrëveshjes paqësore dhe në të cilën garanton SHBA dhe BE”, ka thënë krejt në fund Haziri. /Express/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...