Ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, ka treguar se kush mund të jenë pretendentët kryesorë për postin e kryetarit të LDK-së.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Kujtim Shala dhe Agim Veliu janë katër kandidatët që i kanë gjasat më të mëdha për ta drejtuar LDK-në.
Ai ka mohuar mundësinë që kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, t’i hyjë kësaj gare, siç ka thënë ai, që të “koritet në pleqëri”.
Haraqija nuk beson se në këtë proces LDK-ja do të përçahet sikurse në vitin 2006.
Gjithashtu, Haraqija ka bërë me dije se do të angazhohet në politikë, duke u bërë pjesë e procesit zgjedhor të LDK-së në Gjakovë.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...