Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) para dy vjetësh e gjysmë i ka dhënë fund bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pasi që janë dëshmuar si rrënues të urave të bashkëpunimit. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, duke shtuar se jo vetëm subjektet politike, por as qytetarët nuk kanë më besim në PDK-në e Kadri Veselit.
Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit të Kosovës, Haziri për “Zërin”, deklaroi se ky akt ka qenë befasues.
Kësisoj ai qeverinë “Haradinaj” e ka cilësuar si qeveri me pamasa të ‘dinosaurit’.
“Akti i dorëheqjes ka qenë befasues, por edhe mënyra, edhe motivi i njëjtë befasues. Ne kemi kërkuar dorëheqje ose kemi organizuar në binarin e dytë edhe mocionin e mosbesimit si parti opozitare, por pritja jonë nuk ka qenë dorëheqja me ftesën e Gjykatës Speciale. Por çka mund të themi për këtë qeveri që i ka pasur përmasat e “qeverisë dinozaur”, trupin e madh e kokën e vogël? Kjo qeveri është bërë prej një koalicioni që përfshin numerikisht 22 parti, e cila ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u menaxhuar. Mirëpo Kadri Veselit, përgjegjësit të koalicionit, duhet t’ia atribuojmë dhe t’ia mveshim të gjitha problemet që i ka pasur kjo”, ka thënë Haziri në një intervistë ekskluzive për “Zërin”
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...