Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka publikuar një fotografi nga takimi që kishte ndodhur kohë më parë në mes përfaqësuesve të LDK-së përfshirë kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe përfaqësueve të Luginës së Preshevës.
“Kurti po krekoset për mbështetje financiare ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Haziri krahas fotografisë në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa shton se sipas tij, Kurti “ka përçarë politikanët e Luginës”.
”Së pari, nuk është çështje e ruajtes se identitetit kulturor e kombëtar, por vullneti i shprehur me referendum nga shumica absolute këtu e 30 vjet më parë. E dyta, ndihma më e madhe ndaj tyre është duke mos i përçarë, për duke ua respektuar vullnetin e tyre. E treta, prej këtyre mjeteve financiare, sa kanë me shku për lobime jashtë tyre?”, ka shkruar Haziri.
Më tutje, Haziri ka vazhduar edhe për duke folur për çëshjen e dialogut.
“E kjo puna e Elektroserverit, a është zbatim i marrëveshjes së shkurtit Kurti-Vuçiq 2023?! Ndërkaq, për fund, Petkoviç po bisedon sot në Bruksel për implementimin e Zajednicës, a merreni me mend, dy ministra të Qeverisë Kurti nënshkruajnë marrëveshje me shefin e hekurudhave të Kosovës. Urime qarku i mbyllur i marrëveshjeve”, ka thënë Haziri./Arbresh.info
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë