Haziri nuk dëshiron t’i komentojë deklaratat e Mustafës ku thotë se zyrtarët e LDK-së janë tallur me votuesit

00:15 | 24 Shkurt 2021

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për deklaratën e zyrtarit të LDK’së, Besian Mustafa, ku tha se zyrtarë të LDK-së janë tallur me votuesit dhe se në zgjedhjet e fundit e kanë paguar faturën e mbledhur që nga janari i vitit 2006.

Haziri thotë se nuk dëshiron të komentojë më shumë deklaratën e tij, por thotë se në asnjë mënyrë LDK’ja nuk është tallur me votuesit.

“Duke e njohur nga afër nuk po du me komentu ma shumë. Duke qenë njëri prej atyre që edhe më ka dëgju edhe e kam dëgju Besianin në vlerësimet e para, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve…Në asnje mënyrë nuk është tallur LDK’ja me votuesin”, tha Haziri.

Ai u pyet se a qëndrojnë të gjitha këto që i ka thënë Mustafa sot përmes një shkrimi në Facebook, Haziri thotë se për këtë duhet të përgjigjet vetë ai.

“Unë kam kërku që heshtja me u thy para dy vjetëve. Edhe Besiani e din shumë mirë dhe kolegët e mijë. Para proceseve të rënda gjithmonë kam kërku. LDK’ja e ka një kultur politike që cështjet e veta i diskuton brenda, por nuk arrin me i plasu jashtë.

Nuk e di se nuk kam mendim për diçka që e ka shkaktuar reagimin e Besianit edhe si zëdhënës, si koleg në LDK edhe si ministër. Është mirë me u përgjigj Besiani”, tha Haziri në Rubikon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara