Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë me dije se mosarritja e konsensusit të gjerë politik rrezikon dialogun me Serbinë.
Haziri në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se me mospërfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile, ky proces do të jetë i pasuksesshëm ose do të dështojë.
Ai ka thënë se do të ishte mirë të arrihet një konsensus për dialogun, për zgjedhjet e reja, agjendën evropiane dhe krijimin e Ushtrisë.
Nënkryetari i LDK-së e ka mbrojtur qëndrimin e tij se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, dhe ka bërë me dije se kjo temë duhet të diskutohet me Serbinë.
Haziri ka paralajmëruar se në vjeshtë Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij do të ketë angazhime më intensive./Epoka e re/
Filloi dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë
27 vjet nga nisja e ushtarëve të UÇK-së, Bekim Jashari kujto...
Superliga vazhdon me tre super derbi, vëmendja në Gjilan e S...
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në muajin dhjetor: Sakrif...
Pamje tronditëse, “gjak kudo”, të shtëna me armë...
Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës: Vendim histor...