Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka reaguar sot në 7 vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj kujtoi se ky vendim i marr nga Qeveria Haradinaj me bekim nga SHBA, ishte një akt historik që vulosi sovranitetin dhe sigurinë e shtetit tonë, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes.
7 vite guxim, 7 vite krenari, 7 vite Ushtria e Kosovës krah nesh!
Vendimi më i rëndësishëm i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte krijimi i Ushtrisë së Kosovës, një akt historik që vulosi sovranitetin dhe sigurinë e shtetit tonë.
Ushtria e Kosovës lindi nga gjaku i derdhur, nga bekimi i nënave, nga hapat e luftëtarëve që nuk u kthyen kurrë, por na lanë lirinë amanet.
E bëmë ushtrinë.
E bëmë shtetin më të sigurt.
E bëmë Kosovën më të fortë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...