Anëtari i familjes Jashari dhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka përkujtuar sot 27-vjetorin e nisjes së rreth 150 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt Kosovës, pas stërvitjes dhe armatimit në Shqipëri.
Sipas Jasharit, në mëngjesin e 14 dhjetorit 1998, në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut, Komandanti i Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqi – Kapuqi, së bashku me 40 bashkëluftëtarë, ranë heroikisht në përballje me forcat serbe, duke u bërë të pavdekshëm në historinë e lirisë së Kosovës.
Ai theksoi se Komandanti Mujë Krasniqi ishte ndër bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të cilin veproi që në ditët e para të organizimit të UÇK-së.
Bekim Jashari shprehu krenari dhe respekt të përjetshëm për jetën dhe veprën e Komandant Kapuqit dhe bashkëluftëtarëve të tij, si dhe për të gjithë dëshmorët e kombit. /Telegrafi/
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...