Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kërkon nga qeveria e Kosovës që të zbatojë rezolutën e Kuvendit për heqjen e taksës kufitare, hapjes së zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në një takim me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Jonuz Musliun, Haziri ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të përkujdeset për shqiptarët e Luginës për arsimim, kulturë, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare si dhe vendosje të parimit të Reciprocitetit me serbët e Kosovës.
Haziri dhe Musliu, u pajtuan që të intensifikojnë takimet në të ardhmen për të avancuar të drejtat e shqiptarëve Luginën e Preshevës dhe në Kosovë.
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet