Nënkryetari i LDK-së që është njëkohësisht edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri ka insistuar se Serbia nuk do të pranojë Kosovën pa përfituar ndonjë kompromis.
“Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtarë”, tha ai në “Debat Plus”, transmeton Telegrafi.
Nënkryetari i LDK-së thotë se Kosova nuk ka probleme tjera me Serbinë pos kufijve.
Ai madje vazhdon ta sheh si një zgjidhje shkëmbimet e territoreve.
“Kosova me kufijtë e 17 shkurtit nuk është e mjaftueshme për disa shqiptarë”.
Haziri ka thënë se nuk dëshiron t’i sheh shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mbeten nën serbi.
“Unë jam që këto troje t’i kthehen Kosovës”.
I pyetur se çfarë do të jepte Kosova në këmbim të kësaj, Haziri është përgjigjur shkurt.
“Leposaviqin me 17 fshatra serbe. Ashtu siç ishin para shkëmbimit të disa viteve”.
Haziri ka thënë se asnjë katund shqiptarë i Kosovës nuk do të kalonte nën Serbi.
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeça...
Raportimet për shkarkimin e ambasadorit Denion Meidani, flas...
Numër rekord: 274 alpinistë ngjiten në Everest për një ditë ...
Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes
Mbi 18 mijë maturantë i nënshtrohen testit më 20 qershor
Mbledhja komemorative për Gashin, Osmani: S’do të largohet k...