Kryeministri Isa Mustafa ditë më parë kishte thënë se me deputetët e LDK-së, kundërshtarë të Demarkacionit, do të merret partia në të ardhmen, duke lënë të nënkuptohet se ata edhe mund të ndëshkohen.
Por zëdhënësi i Isa Mustafës, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, thotë se Kryeministri u keqkuptua, pasi sipas tij, LDK nuk është parti ndëshkuese.
“Kryeministri edhe kryetari i LDK-së nuk njihet asnjëherë për metoda ndëshkuese, as për diçka që i penalizon. Kryeministri mendoj se është keqkuptu publikisht, nuk ka të bëjë me penalizim politik, ka të bëjë me unifikim, po vazhdon me kërku unifikim politik, po vazhdon mos me leju me u nda asnjë votë e LDK’së por me u bashku edhe votat tjera”, tha Haziri për RTK-në.
Thotë se penalizimi më i madh atyre që po i kundërshtojnë politikat e partisë do tu vije nga elektorati i kësaj partie.
Secili prej tyre ka me u penalizu nga vota e qytetarëve”, tha ai.
Pos deputetit Shpejtim Bulliqit, edhe pse jo zyrtarisht, ka pasur edhe deputetë të tjerë të cilët kanë kundërshtuar ta votojnë versionin aktual të Demarkacionit. Të përfolurit e tjerë në media janë Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Fatmir Rexhepi, Hatim Baxhaku, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj