Nënkryetari i LDK-së i cili është edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se zgjedhjet kanë qenë të pritura nga secili subjekt politik.
“Për shkak të Presidentit, i kemi pritur zgjedhjet por jo ndoshta në janar”, ka thënë Haziri në “Debat Plus”.
Ai ka thënë se ende nuk e kanë diskutuar emrin e kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së.
Haziri ka thënë se është bërë vlerësimi i punës së qeverisë ku sipas tij nuk përjashtohet as kandidimi i Avdullah Hotit për kryeministër.
Nënkryetari i LDK-së thotë se faji për rrëzimin e qeverisë është edhe i tre deputetëve të LDK-së që nuk e kanë votuar qeverinë Hoti e që sipas tij, pa këto vota Kushtetuesja rrëzoi qeverinë.
“Mosbesimi i individëve karshi strukturës së partisë po e nxjerrë LDK-në gjithmonë në garë me vetveten. Pra, LDK në shkallën e parë po duhet të përballet me vetveten e më pas nëse e kalon këtë garë po duhet të del në garë me të tjerët”, tha ai.
Haziri thotë se Vjosa Osmani u përjashtua nga strukturat e partisë pasi nuk respektoi vendimet e shumicës dhe ky sipas tij nuk ishte përjashtim nga partia.
“Ajo nuk mundi ta përballojë këtë veprim për shkak se ishte kandidate për kryeministre”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...