Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) para dy vjetësh e gjysmë i ka dhënë fund bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pasi që janë dëshmuar si rrënues të urave të bashkëpunimit.
Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, duke shtuar se jo vetëm subjektet politike, por as qytetarët nuk kanë më besim në PDK-në e Kadri Veselit.
Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, duke shtuar se jo vetëm subjektet politike, por as qytetarët nuk kanë më besim në PDK-në e Kadri Veselit, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Derisa thotë “kurrë” për një bashkëpunim politik me PDK-në, numri dy i LDK-së thotë se ka tendencë për një bashkëpunim në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.
“Natyrisht bashkëpunimi opozitar me LVV-në dhe me PSD-në është bashkëpunim në nivel të liderëve, që është serioz. Kështu që tendencat janë të bashkëpunojmë, por është kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së përmes Këshillit të Përgjithshëm do ta bëjnë vlerësimin final”, shprehet Haziri.
Në këtë intervistë për “Zërin” numri dy i LDK-së ka folur edhe për zgjedhjet në parti, që do të mbahen këtë të shtunë (më 3 gusht), me ç’rast është përgjigjur nëse është kandidat për ta marrë “timonin” e partisë ose nëse e përkrah kandidaturën e mundshme të Isa Mustafës, të Agim Veliut, të Fatmir Sejdiut dhe të Vjosa Osmanit.
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...