Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për takimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.
“Përbërja e delegacionit tonë është kushtetues, temë e diskutimit si dihet do të jetë çështjet ekonomike edhe pse dihet se ne kemi probleme politike. Një ofertë ekonomike mbase mund të ndihmojë, lehtësojë edhe në zgjedhjet politike në mes dy vendeve edhe pse kjo nuk ka pas sukses më parë”, tha Haziri në RTK.
Sipas tij, Kosova nuk duhet të marr anë politikisht në mes BE-së dhe SHBA-ve.
“Ne jemi pjesë e pandashme e Bashkimit Evropian, por edhe nuk duhet ta dëmtojmë miqësinë e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“SHBA-ja është promotor i bisedimeve në mes Kosovës e Serbisë”, tha ai.
Haziri kundërshton zërat nga partitë opozitare se një marrëveshje politikë e Kosovës me Serbinë bëhet se kjo i duhet politikës së presidentit të tanishëm amerikan për zgjedhjet që do të mbahen në SHBA.
Sipas tij, bisedimet në Uashington nuk kanë ndikim në zgjedhjet në SHBA, sepse qytetarët atje janë të preokupuar me çështjet e brendshme.
“Ne nuk guxojmë të jemi mosmirënjohës, jo-falenderues ndaj SHBA-ve, politika e SHBA-ve ndaj Kosovës nuk do të ndryshon pavarësisht se kush do ti fitojë zgjedhjet atje. Ne nuk duhet të mërzitemi se kush do të zgjidhet President atje, kushdo që do të vije do të vazhdojë politiken e deritashme ndaj Kosovës”, tha pos tjerash Haziri.
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...