Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka konfirmuar se Vjosa Osmani do të udhëheq me Kuvendin e Kosovës.
Në një deklaratë në T7, Haziri tha se Osmani do të marrë zyrtarisht nesër pozitën e të pares së legjislativit.
“Albin Kurti do të jetë kryeministër dhe Vosa Osmani kryetare e Kuvendit”, tha Haziri.
Ai shtoi se marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të dy partive është arritur ditën e aprë të muajit shkurt.
Ndërkohë nëpërmjet një shkrimi në Facebook, vetë Osmani ka deklaruar se përkrah marrëveshjen e arritur me VV’në.
“Ngjarjet që rrjedhin jo gjithmonë janë pikërisht sic i kemi paramenduar. Por, sido që të jëtë, asnjë lindje nuk është e lehtë. Këtë e dimë më së miri ne që jemi nëna. Nuk është e lehtë as lindja e ndryshimit”, ka shkruar ajo.
Nesër, e hënë, do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet për formimin e Qeverisë së re.
Sipas marrëveshjes që u nënshkrua sot, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK do të ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...