Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka akuzuar Qeverinë aktuale për disa vendime të marra në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në 15 vjetorin e ratifikimit të saj.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri thotë se kjo është shqetësuese.
“Në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese”, ka shkruar Haziri.
Ai në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës ka thënë se qeveria poashtu nuk ka zbatuar disa vendime të Gjykatës Kushtetuese.
“Po ashtu, nuk kanë zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Politikëbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin. Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, ka shkruar Haziri./Arbresh.info/
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...