Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziti ka deklaruar se marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtatorë është e një rëndësie të veçantë dhe një pune të madhe.
Haziri është shprehur se Kosova do të fitojë shumë me nënshkrimin e kësaj marrëveshje në nivel ekonomik, raporton Arbresh.info.
“Marrëveshja përmbledh angazhimet e përbashkët në kuadër të mekanizimit Berlinit dhe procesit te dialogut dhe natyrisht ka arritur të maksimizohet kërkesa e jonë politike të përfshihemi në këtë dokument politikë. Natyrisht Kosova përveç që ka përfituar një njohje të rëndësishme si është ajo nga Izraelit përfiton edhe ekonomikisht e në fakt përfiton i gjithë Ballkani sepse ipakti ekonomik është në të gjitha shtetet e Ballkanit dhe natyrisht duhet me përshëndetet një marrëveshje si kjo”, ka thënë Hazi, shkruan Arbresh.info.
Nënkryetari i LDK-së, duke i’u referuar deklarimeve të liderit të VV-së, Albin Kurti ka thënë se ata po gjenerojnë frikë dhe nuk kanë arsye për kundërshtim të marrëveshjes”, raporton Arbresh.info.
“Po i shoh skeptiket për këtë marrëveshje që po gjenerojn frikë në Kosovë po vazhdojnë me e kundërshtuar pakurfarë arsye vetëm pse është mbërritur një rezultat e shpresoj që ky rezultat të implementimet edhe pas zgjedhjeve në ShBA”, ka deklaruar Haziri.
Këto deklamime i Haziri i bërë gjatë një vizite që Ministri i Brendshëm Agim Veliu e zhvilloi në Gjilan.
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...