Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes ka thënë se Albin Kurti ka bërë bisedë telefonike me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe se Kurti e Mustafa do të kenë një takim shumë shpejt.
“Me qeverisje e Vetëvendosjes do të rregullohen të gjitha dallaveret në agjencione ku nuk do të kenë më lidhje me parti politike, do të ketë vetëm punëtor të vërtetë”, ka thënë Sejdiu në Interaktiv të KTV-së.
E lidhur me bisedat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në, ka folur nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri.
Haziri ka deklaruar se lideri i LDK-së, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e VV-së, Visa Ymerin. Ai nuk ka dashur që të komentojë lidhur me ndonjë koalicion rreth krijimit të Qeverisë me këtë subjekt.
“E di që ka pasur bisedë menjëherë pas zgjedhjeve, midis dy kryetarëve të subjekteve. Di që Visar Ymeri e ka telefonuar kryeministrin Mustafa dhe kanë biseduar rreth procesit zgjedhorë”, ka thënë Haziri
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës