Ndonëse zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen me 22 tetor, ende shumë komuna nuk i kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetar.
I kontaktuar nga Indeksonline, i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk ka dashur të tregojë nëse do të rikandidohet edhe pse shumë kohë ma parë kishte thënë se nuk do të kandidoj më për komunën e Gjilanit, teksa emri më i përfolur ishte kryetarja e Asamblesë së Gjilanit, Valentina Rexhepi-Bunjaku e cila së fundi ka arritur të sigurojë votat për një mandat në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk është në rend pune kjo çështje tash. LDK është e fokusuar në implementimin e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe nuk ka diskutuar për emra të mundshëm në kandidatura për Kryetar të Komunave”, ka thënë Haziri.
Gjithashtu sipas tij emrat e publikuar deri tani janë vetëm spekulime.
“Shkrimet dhe emrat që kanë dalë deri tani janë spekulime dhe nuk përkojnë me politikat e LDK-së në zgjedhjet lokale. Gjilani si çdo komunë tjetër i nënshtrohet kritereve që përcaktohen nga Kryesia e LDK-së për nominimet e mundshme”, ka përfunduar Haziri.
Por pavarësisht kësaj deklarate, ditë më parë zyrtarë të lartë të LDK-së thanë për Indeksonline se kjo parti tashmë është duke realizuar disa takime në të cilat si çështje kryesore diskutimi janë edhe emrat e mundshëm për kandidim në komunat e Kosovës.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK