Me iniciativën e kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, ambasadori i Shqipërisë, ai i Malit të Zi dhe i Maqedonisë së Veriut, bashkë me disa kryetarë komunash janë duke mbajtur takim në Prevallë në lidhje me mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik.
Qemal Minxhozi tha se Kosova e Shqipëria duhet të kenë bashkëpunim edhe më të madh mes vete, njofton Klan Kosova.
”Ne duhet të bashkëpunojmë mes vete. Është një regjion që ka resurse të mëdha. Ky takim është shumë i qëlluar”.
Ndërsa ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha, ka thënë se ka dhe do të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën.
”Këto raporte duhet të përparojnë gjithnjë e më tepër, sidomos në fushën e ekonomisë në të cilën ka ende ngecje. Këmbimi tregtar mes dy vendeve është 40 milionë euro në vit, që është shumë pak në krahasim me atë çka mund të bëjmë. Mali i Zi ka çka t’i ofrojë Kosovës. Kemi mish, djathë, e raki të mira. Dhe kemi detin e mirë. Do të doja një bashkëpunim më të madh, jo vetëm me Kosovën por edhe me shtetet tjera fqinje”.
Kurse ambasadori i Karrierës në Maqedoninë e Veriut, Rexhep Saliu, tha se ky takim shërben si nismë për bashkëpunim fondamental në interesin e përbashkët të këtyre vendeve.
”Ne mund të bashkëpunojmë në ekonomi, miqësi mes njerëzve, këmbim të vlerave kulturore dhe shkëmbimin e vlerave arsimore e shkencore te gjeneratat e reja. Këtu mund të zhvillohet edhe një turizëm i mrekullueshëm. Një projekt që po punohet është menaxhimi i kufijve. Dje kemi definuar anët teknike dhe ky kufi do të jetë një hap që determinon kalimin ndërkombëtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...