Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka mbledhur sot strukturat e kësaj partie për të diskutuar rreth zgjedhjeve të reja të përgjithshme.
“Të gjithë burrave e grave, të rinjve e të rejave, ju them faleminderit pafund për mbështetjen e vazhdueshme. Lista e LDK-së për deputetë do të jetë listë reprezentative e me integritet të lartë, të cilët komunës sonë do t’i sjellin programe për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve”, është shprehur Haziri.
“Unë apeloj te gjithë rugovistët që si gjithmonë të punojnë natë e ditë, për ta bërë dallimin e madh me partitë tjera”.
Siç njoftohet nga kjo degë takimet me të gjitha forumet janë zhvilluar me frymë të jashtëzakonshme të unitetit e mobilizimit, në mënyrë që të arrihet fitorja e madhe në zgjedhjet parlamentare.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...