Hazir Haziri, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet serbe më 8 shtator 2025 në pikën kufitare të Merdarit, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë viteve 1998-1999. Tre muaj pas arrestimit, familja e tij thotë se ai po mbahet padrejtësisht dhe në kushte të rënda, ndërsa kërkojnë reagim urgjent nga institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtarët.
E bija e Hazirit, Kaltrina në një intervistë për RTV Dukagjini, u shpreh se familja po përballet me pasiguri dhe mungesë të informacionit, ndërsa thekson se vizitat dhe ndërmjetësimet zyrtare deri tani nuk kanë sjellë asnjë përparim.
Ajo deklaroi se babai i saj është vizituar disa herë nga zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, përfshirë kryetarin e saj, Jetish Jashari. “Përgjigja e tij ka qenë: ‘Kjo është çështje politike. Haziri nuk ka të bëjë asgjë me aktakuzat e ngritura’,” tha ajo.
Sipas saj, edhe deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka qenë i njoftuar për rastin, por pavarësisht kontakteve, nuk ka pasur zhvillime konkrete.
Ajo ngriti shqetësimin se shteti i Kosovës duhet të gjejë mënyra ndërmjetësimi, sepse “babai po mbahet peng” dhe se nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga Bashkimi Evropian, Kryqi i Kuq apo çdo mekanizëm tjetër që mund të ndikojë në lirimin e tij.
Anulohet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte, Muhamet A...
Aksioni i Prokurorisë së Prishtinës, në cak katër persona
Aksidenti hekurudhor, Rama: Solidaritet me popullin e Spanjë...
Nait Hasani: Votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, ...
Sekuestrohen 9 armë zjarri gjatë javës së kaluar në rajonin ...
Fluks i lartë pacientësh në Qendrën Emergjente të QKUK-së gj...