Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë imazhe gjatë vizitës së saj në Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema ”, në Ferizaj.
Haxhiu në këtë takim është njoftuar me punën dhe angazhimin që bënë stafi i kësaj organizate, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë kësaj vizite u njoftova me punën dhe angazhimin e madh që bëjnë stafi i organizatës PEMA me fëmijët me nevoja të veçanta”, shkroi Haxhiu.
Tutje Haxhiu, në këtë vizitë është takuar edhe me prindërit e fëmijëve, ku është zotuar për mbështetje nga Ministria e Drejtësis.
“Kisha rastin të takohem edhe me prindërit e fëmijëve të cilët ishin shumë të kënaqur me punën e organizatës PEMA.
I përgëzova për punën që bëjnë dhe u zotova që do ta kenë mbështetjen nga Ministria e Drejtësisë në vazhdimësi”, shkroi Haxhu në Facebook./Arbresh.info/
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...