Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për rrugëtimin 20-vjeçar të kësaj partie, duke vënë në pah sfidat, qëndresën dhe arritjet e saj ndër vite.
“Prej 2005 deri në 2010 ka qenë periudha më sfiduese, dhe pastaj më 2010 kur VV vendosi që ta shtojë aktivitetin edhe në Kuvendin e Kosovës. Ne kemi arritur që ta marrim 13 deputetë për herë të parë”, tha Haxhiu, duke rikujtuar sfidat e hershme që përfshinin sulme e tendenca për ta shuar Lëvizjen.
Ajo në RTK foli edhe për protestat e vitit 2007, ku dy persona u vranë dhe mbi 90 të tjerë u plagosën. “Ne kundërshtonim Pakon e Ahtisarit dhe falë asaj rezistence hyri termi pavarësi, sepse ajo nuk ekzistonte fillimisht”, tha Haxhiu.
Haxhiu përmendi edhe periudhat kyçe të zhvillimit të Vetëvendosjes, nga opozita e fuqishme parlamentare në vitet 2010-2014, fitorja në Prishtinë, bashkimi i VLAN-it, deri te periudha e qeverisjes 2020-2025.
“Po të mos ishte rezistenca popullore dhe e Vetëvendosjes kundër ‘Zajednicës’, sot do t’i vuanim pasojat. Kemi bërë përpjekje maksimale që ta ndalim edhe demarkacionin me Malin e Zi. Po ashtu ka qenë sfida me amnistimin e kriminelëve serbë”, shtoi ajo.
Sipas Haxhiut, suksesi i Vetëvendosjes është rezultat i angazhimit dhe punës së pandalshme të aktivistëve ndër vite. “Falë punës së aktivistëve, Vetëvendosje ka arritur që të jetë partia më e madhe në vend”, tha ajo.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...