Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendi ka kërkuar përsëri nga deputetët që të votojnë pro Projektligjit për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.
Haxhiu ka thënë se të gjithë deputetët, pa dallim partie, duhet të votojnë për këtë projektligj, meqenëse kërkesa buron nga qytetarët.
“Kërkesa buron nga qytetarët dhe ne si deputetë duhet ta mbështesim këtë projektligj pa dallim partie. Duhet të votojmë për kërkesat e qytetarëve. Qytetarët që nga fillimi i vitit 2020 janë duke u përballë me kriza të njëpasnjëshme. Njëherë pandemia, pastaj kriza energjetike dhe tash kriza ekonomike”, ka thënë Haxhiu./arbresh.info/
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...