Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në raportimin e saj para Komisionit për Legjislacion ka thënë se të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka për të vuajtur dënimin e tyre në burgun e Gjilanit s’do të jenë shtetas danezë por shtetas të vendeve të treta.
Ajo thotë se të burgosurit do të vuajnë dënimin maksimal prej 10 viteve.
“Shtetësia e tyre nuk dihet por çfarë dihet është se ata nuk do të jenë shtetas danezë dhe do të jenë të burgosur për vepra deri në 10 vite jo më shumë se aq. Shpenzimet e familjarëve do të jenë në përgjegjësi të Danimarkës. Ne gjashtë muaj që para se një i burgosur të kryejë dënimin ne fillojmë bisedimet me Danimarkën dhe përgatitjet që personi të shkojë në Danimarkë dhe më pastaj në vendin e origjinës”.
Tutje, tha se marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qira të burgut të Gjilanit pritet të hyjë në fuqi në vitin 2023.
“Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi në vitin 2023 nëse ratifikohet nga kuvendet e dy shteteve aty do të vlejnë ligjet e Danimarkës”, tha Haxhiu./arbresh.info/
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...
Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ...
Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim
Ambasada në Prishtinë rikujton: DASh ka pezulluar lëshimin e...
Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë
Arrestohet në Fier 23‑vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pjesë ...