Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në një vizitë zyrtare, Ministrin nga Mbretëria e Bashkuar, Michael Ellis, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Nicholas Abbott dhe stafi i tij.
Ministrja Haxhiu shprehu falënderim për vizitën dhe njëherit mirënjohjen që Britania e Madhe po e mbështetë në vazhdimësi Republikën e Kosovës në sfera të përgjithshme e në veçanti me ndihmën e ofruar në ekspertizë në sistemin e drejtësisë.
Në këtë takim ministrja Haxhiu e informoi nga afër ministrin Ellis, për reformën në sistemin e drejtësisë si dhe prioritetet që ka ndërmarrë në këtë mandat, të cilat përkojnë edhe me zotimet ndaj qytetarëve.
Në anën tjetër, ministri Ellis, shprehu gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në nismat e ndërmarra nga ministrja Haxhiu, përkitazi me prioritet e vëna dhe me qëllim të funksionimit dhe zbatimit të ligjit.
Ministrja Haxhiu falënderoi edhe Ambasadorin, Nicholas Abbott për përkushtimin e tij të pakursyer, dhe ndihmën e ofruar, Ambasadën e Mbretërisë së Britanisë, e cila është një urëlidhëse mjaft e vlefshme për të dy vendet tona.
Palët përshëndetën njëri-tjetrin për bashkëpunimin e deri tashëm dhe vlerësuan që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në vazhdim./arbresh.info/

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron