Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka diskutuar për prioritetet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Me këtë rast, ministrja Haxhiu tha se OSBE-ja mbetet një partner i fuqishëm i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Ministrja Haxhiu dhe Ambasadori Braathu gjatë këtij takimi ranë dakord që të bashkëpunojnë në proceset që ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës.
Ndërsa Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, pasi uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj, deklaroi se misioni i OSBE-së do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e mëtejmë të institucioneve të pavarura, demokratike dhe në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, në promovimin e të drejtave të njeriut, komuniteteve dhe për sundimin e ligjit./arbresh.info/



Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...