Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të raportojë sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullatoren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Komisioni pritet të mblidhet në ora 10:00.
Ndërsa më rend të ditës është projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.
Pikë tjetër është edhe shqyrtimi në parim i projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, shqyrtimi në parim i projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës si dhe shqyrtimi në parim i projektligjit për Shërbimin Sprovues të Kosovës.
Në këtë mbledhje është paraparë edhe formimi i grupit punues për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës;
Projektligji nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisё sё Republikës së Kosovës dhe Kёshillit tё Ministrave tё Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare;
E ftuar: Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu
Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale;
Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës;
Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës;
Formimi i grupeve punuese për Projektligjin nr.08/L-108 për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, dhe Projektligjin nr. 08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit;
Të ndryshme.
Vendi: N302
Koha: 10:00./arbresh.info/
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...