Me rastin e dhjetë vjetorit të aprovimit të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – Konventës së Stambollit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendësministren Nita Shala, vizituan Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, si dhe Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. Qëllimi i vizitave ishte solidarizimi ndër-institucional në ndërmarrjen e veprimeve për të parandaluar dhunën në familje si dhe për një përgjigje institucionale më efikase kundrejt dhunës në familje si dhe dhunës në baza gjinore.
Ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Drejtësisë për të adresuar me prioritet rastet e dhunës në familje, e që në këtë aspekt duhet një koordinim i plotë i institucioneve të drejtësisë për të vepruar në mënyrën më të duhur./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...