Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka raportuar sot para deputetëve lidhur me masat që ka marrë qeveria për të mos lejuar përhapjen e mëtejme të pandemisë.
Deputeti Bekim Haxhiu, ka propozuar që emrat e të infektuarve me COVID-19 të bëhen publikë.
“Të autorizohet komisioni parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale që në afatin më të shpejtë kohorë të sjellë për votim në Kuvend ligjin anti-covid. PDK-ja kërkon urgjentisht nga Qeveria e Kosovës që me vendim të veçantë të rritë pagat e profesionistëve shëndetësorë ashtu siç ishte planifikuar me ligjin e pagave duke shtuar edhe rritjen sipas kërkesave të infermierëve dhe mamive. Gjithashtu ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetëror që po përballen çdo me betejën me COVID-19”, tha ai.
Ministria e Shëndetësisë të punojë maksimalisht që të punësojë së paku edhe 1500 profesionistë shëndetësorë në nivel të Kosovës me qëllim të përballjes me situatën me pandeminë. Të licencohet sektori privat për të bërë teste për COVID-19, duke i obliguar që të raportojnë rezultatet në baza ditore në IKSHPK dhe në Ministri të Shëndetësisë”, tha ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/670177043904744/
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...