Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së sotme ka thënë se po shohin pazare duke iu drejtuar deklarimeve se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca do të jap dorëheqje duke i lënë pozitën Vjosa Osmanit të LDK-së, shkruan arbresh.info.
“Krejt çka pamë janë video lojërat e tij për mos takim dhe takim me Mustafën. Për vendimet e datës 26 dhjetor u deklaruan disa herë figura të VV-së se nuk do të ketë dorëheqje të Konjufcës. Bahtiri madje ka thënë se pazare nuk bëjmë ndërsa sot po i shohim pazaret”, ka thënë ajo.
E kjo ka nxitur debat mes Haxhiut e nënkryetares së Kuvendit nga VV-ja, Arberie Nagavci e cila ka thënë se nuk është seanca për diskutim për këtë temë./arbresh.info/




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...