Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngjarjes tronditëse që ndodhi në Prizren, ku një shtetas turk dyshohet se vrau vajzën e tij 15-vjeçare dhe plagosi rëndë vajzën tjetër 10-vjeçare dhe bashkëshorten.
Haxhiu tha se ky akt i tmerrshëm përbën një krim që duhet të dënohet maksimalisht.
Ajo shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimës dhe solidaritetin me qytetarët që ndihen të tronditur nga ky krim, duke u lutur për shërim të shpejtë për vajzën që ndodhet në trajtim mjekësor.
‘Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Prizren, ku një shtetas turk me banim të përkohshëm në Republikën e Kosovës vrau vajzën e tij të mitur dhe plagosi rëndë vajzën tjetër 11-vjeçare. Ky akt i tmerrshëm i dhunës në familje është i papranueshëm dhe përbën një krim që duhet të dënohet maksimalisht. Në emrin tim personal dhe si Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e vajzës së ndjerë dhe solidarizohem me qytetarët që me të drejtë ndjejnë zemërim dhe trishtim përballë këtij akti kriminal. Uroj shërim të shpejtë për vajzën që po merr trajtim mjekësor dhe përkujdesje të vazhdueshme për të kaluar këtë traumë të rëndë”, tha ajo./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vajza që u godit me thikë nga babai i saj në Prizren është në gjendje stabile
Krimi brenda familjes ndodhi në ora 5:30 të mëngjesit, Prokuroria jep detaje për rastin në Prizren
Tragjedi në një familje në Prizren, babai ther për vdekje vajzën 15 vjeçare
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...