Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka shkruar pas takimit që ka pasur me homologun e saj shqiptar, Niko Peleshi, gjatë paradites së sotme.
Kryekuvendarja tha se vizita e parë e kreut të Kuvendit të Shqipërisë në Kosovë u bë në një ditë historike, si Dita e Besëlidhjes së Lezhës.
“Ky takim, që u zhvillua në një ditë historike si Dita e Besëlidhjes së Lezhës, na dha mundësinë të kujtojmë bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave tona dhe përkushtimin tonë në shërbim të qytetarëve. Ndamë ide për shkëmbimin e grupeve të deputetëve dhe komisioneve parlamentare, për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira mes dy shteteve tona”, shkroi Haxhiu.
Kryeparlamentarja ka treguar se me homologun e saj ka folur edhe për rëndësinë e marrëveshjeve të miratuara në Kuvendet përkatëse. “Për rolin tonë mbikëqyrës dhe për nevojën për të shtuar marrëveshje të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Haxhiu
Plas ‘skandali’ tek Sllovakia para ndeshjes me K...
Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrae...
Kurti: Nuk ka kandidat konsensual dhe as marrëveshje politik...
Pse VV nuk po e kandidon Osmanin për presidente? – Përgjigje...
Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerika...
Vrasja e Ali Khameneit/ Kush është Hassan Khomeini, nipi 58-...