Ministrja, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe zëvendësshefin e misionit Joan-Axel Voss, me ç’rast u diskutua rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë.
Fillimisht, ministrja Haxhiu shprehu falënderimet për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset përgjatë ndërtimit dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës.
Ministrja Haxhiu, e njoftoi Ambasadorin Rohde, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për të cilat u ofrua mbështetje veçmas me proceset që lidhen me rishikimin funksional, hartimin e strategjisë, procesin e vettingut, dhe angazhimin në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë mbështetje drejt anëtarësimit në Konferencës e Hagës e cila është në interes të Republikës së Kosovës.
Ambasadori Rohde, shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes për Ministrinë e Drejtësisë sipas prioriteteve të prezantuara, dhe përgëzoi për iniciativën drejt forcimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, me theks të veçantë, për konfiskimin e pasurisë së pajustifikiueshme.
Me interesim të shtuar për të bashkëpunim, palët u dakorduan për takime të mëtutjeshme./arbresh.info/
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...