Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha se po i injoron ftesat që po i bëhen nëpër Komisione Parlamentare.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur sot mbahet dëgjim publik në lidhje me projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit ndërkohë që ka thënë se ministrja Dhurata Hoxha nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Sot, në orën 11, në ambientet e Kuvendit, Komisioni për Legjislacion, organizon dëgjim publik në lidhje me projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Të ftuar janë përfaqësues institucionesh dhe shoqëria civile.
Ndonëse është ftuar edhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, si edhe çdo herë tjeter, nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Fakti që kemi ministra që as projektligjet që procedohen nga ata, nuk vijnë t’i prezentojnë dhe arsyetojnë është goxha shqetësues!
Ata që kanë interes për këtë projektligj, i ftoj të marrin pjesë!
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...