Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se aktualisht janë mbi 135 mijë vaksina të cilave iu ka skaduar afati.
Haxhiu ka folur në ATV dhe ka sqaruar se këtë detaj Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehur.
“Sipas informacioneve që kemi janë një sasi e konsiderueshme e vaksinave të cilat u ka skaduar afati përveç atyre 132 mijë vaksinave tjera”, ka thënë Haxhiu.
“Më shumë se ato 132 mijë vaksinave që iu ka skaduar afati në gusht, iu ka skaduar afati kësaj radhe. Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehtë këtë informacion”, tha ndër të tjerash deputeti i PDK-së.
Kujtojmë se edhe gjatë muajit gusht të vitit të kaluar rreth 132 mijë vaksina kanë humbur vlefshmërinë e tyre pasi që iu ka skaduar afati.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit