Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njëherit Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në ora 15:30 në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja, shkruan Arbresh.info.
Ky adresim për media vjen pas takimit që pati me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën dhe kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.
Ndryshe sot në orët e mëngjesit një grua është vrarë në Pejë.
Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj i cili është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...