Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për zgjedhjet e 23 prillit në veri të vendit.
Në konferencë për media, Haxhiu ka deklaruar se kjo çështje është tërësisht kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe Qeveria i bindet kërkesave të tyre.
“Ne i bindemi kërkesave të KQZ-së, dhe çfarëdo kërkesa që vijnë nga ta ne e respektojmë dhe e zbatojmë, është kompetencë e tyre, nuk mund të them diçka më shumë”, tha Haxhiu para gazetarëve.
Ajo foli edhe për mos funksionalitetin e gjykatave dhe prokurorive në veri të vendit që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, për të cilën tha se përgjegjësia i takon Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe atij Prokurorial./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar