Haxhiu: Kosova ka emra që mund të propozohen për President

18:58 | 4 Mars 2026
Q L

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu përmes një conference për media ka folur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke thënë se seanca nuk mund të thirret pa pasur të paktën dy kandidatë për këtë post.

Haxhiu ka ftuar deputetët që deri më tani nuk kanë dhënë nëshkrimin e tyre, që siç u shpreh ajo, të reflektojnë dhe ta shqyrtojnë këtë mundësi.

“Në këtë moment, kërkohet maturi, përgjegjësi nga të gjitha palët”, u shpreh kryeparlamentarja.

Ajo gjithashtu u shpreh se mendon që Kosova ka emra që mund të propozohen për postin e Presidentit.

“Unë mendoj që Kosova ka emra që mund të propozohet për këtë post, prandaj është e rëndësishme që deputetët ta ushtrojnë këtë të drejtë”, tha Haxhiu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme