Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dikasteri të cilin e drejton ajo, e ka për obligim mbikëqyrjen e punës së noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se qytetarët duhet t’i adresojnë në Ministrinë e Drejtësisë ankesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me shkeljen e detyrave të përmbaruesve dhe noterëve.
“Gjatë këtyre ditëve, kam parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë. I lutem të gjithëve që secilën ankesë ta formalizojnë e procedojnë në Ministri të Drejtësisë. Secilën ankesë do ta adresojmë dhe nuk do ta neglizhojmë sikur ka ndodhur në të kaluarën”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje ministrja Haxhiu shkruan se noterët dhe përmbaruesit duhet të veprojnë në bazë të ligjit dhe nuk duhet t’i tejkalojnë kompetencat e tyre.
Haxhiu shfuqizon edhe vendimin e emërimit të komisionit për zgjedhje të noterëve
Haxhiu: Në konkursin e radhës për noter të mos aplikojnë partiakët, nuk do të pranohen
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf