Haxhiu kërkon llogari nga Ministri Tahiri për administratën e prokurorisë

11:32 | 15 Korrik 2019
A Z

Kërkesat e Administratës së prokurorisë dhe Gjykatave ishte tema më të cilën u ballafaqua Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri më të filluar raportimi i tij para Komisionit për Legjislacion.

E para që kërkoj sqarim për këtë kategori ishte Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu.

Ajo pyeti Ministrin pse nuk i kanë realizuar kërkesat e këtyre punëtoreve, të cilët sipas Haxhiut kanë paralajmëruar përsëri grevë.

” Jemi në muajin korrik dhe asnjë prej kërkesave të Administratës se Gjykatës dhe  Prokurorisë ju nuk keni ndërmarr asgjë. Ata kanë thënë se do të futen përsëri në greve dhe ju përsëri s’keni bërë asgjë”.

E i meni hershem ishte reagimi i Ministrit Tahiri.

Ministri i Drejtësisë tha se kanë plotësuar dy kërkesat e tyre ndërsa për të treten fajin ja hidhi Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Administratës.

“Mendoj se nuk ka qenë koha e duhur më ardh më herët e me raportua para juve para se mi përmbyll disa qeshje. Është e pavërteta e madhe më than se si plotësua as një kërkesë e administratës së Gjyqësorit. Lidhur më shtesat ne jemi dakordu të fillojnë për atë pjesë dhe ato ti marrin çdo 3 muaj një kërkesë të tillë e kam dorëzuar në Qeveri për 1800 punëtor të Administratës së Prokurorisë. Lidhur më transportin për ta ne e  kemi adresu çështjen e transportit dhe tashmë e kanë linjën e veçant pa pagës që i dërgon ata në punë. Lidhur më pagat është një çështje që e kom adresu dhe e kam fol më Ministrin e Financave dhe e di që s’kemi arrit 100% mi plotësu kërkesat e tyre. Tash ligji ka kaluar dhe adresa tash sot Ministri i Drejtësisë pasi është Ministria e Administratës dhe Ministria e Financave ato që e dakordojn koeficientin e pagave”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale