Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka deputetë prej partive të tjera që do të votonin pro që Haxhiu të zgjidhej kryetare e Kuvendit, por kjo sipas saj, do të bëhej në një votim të fshehtë.
Ajo ka deklaruar në KTV se ka pasur komunikime me deputetë të tjerë për një çështje të tillë, por refuzoi t’i tregonte cilët.
“Ne kemi pasur disa komunikime me deputetë të ndryshëm, edhe në Kuvend ka komunikime…Nuk do i quaja pazare, por diskutime. Është e vërtetë që disa prej tyre, me ata që diskutojmë, e konsiderojmë që janë të shqetësuar (me këtë bllokim v.j.). S’marr të drejtën që të flas nëse ata nuk flasin vetë. Ne s’kemi marrëveshje e as s’kemi pasur”, ka deklaruar Haxhiu.
Ministrja në detyrë ka shtuar se ka dëgjuar skenarë të ndryshëm gjatë kësaj periudhe.
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...