Në kuadër të takimit të 5-të virtual të Nën-Komisionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, organizuar nga Komisioni Evropian, ka marrë pjesë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zyrtarë të tjerë nga Ministria e Drejtësisë.
Pas fjalës hyrëse të Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu diskutoi për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë në kompletimin e politikave adekuate dhe adresimin e prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë. “Qeveria jonë është e vetëdijshme për sfidat që ka para vetes megjithatë jemi shumë të përkushtuar që shteti i Kosovës të jetë shtet i së drejtës. Për këtë padyshim që nevojiten hapa serioz, të mirë menduar dhe bashkëpunim ndërinstitucional” deklaroi Haxhiu.
Ministrja Haxhiu theksoi punën që është bërë nga Ministria e Drejtësisë në adresimin e prioriteteve siç është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, rishikimi funksional, vettingu dhe prioritetet tjera që lidhen me dhunën në familje dhe adresimin e krimeve të luftës.
Në përfundim të diskutimit, ministrja potencoi interesimin e plotë dhe obligimin që konsideron Qeveria, në kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe për rëndësinë e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione të drejtësisë plotësisht të pavarura.
Në kuadër të takimit të 5-të të Nën-Komisionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, në fjalimin hyrës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga institucione të tjera, si Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues nga institucionet tjera të drejtësisë në Kosovë.
Takimi dhe diskutimi virtual i Nën-Komisionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri do të vazhdojë gjatë tërë ditës së sotme dhe ditën e nesërme, 10 qershor, me temat përkatëse./arbresh.info/
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër