Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar për vendimin e sotëm të Qeverisë lidhur me ndryshimet që pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme, të mund të shfrytëzohen për nevojat e institucioneve publike.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka ironizuar me Prokurorinë Speciale duke thënë që shpreson se ky status i saj të mos prodhoj autorizim për ta marr në pyetje.
“Në mbledhjen e Qeverisë, votuam ndryshimet përmes së cilave mundësohet që pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme, t’i japim në shfrytëzim për nevojat e institucioneve publike. Me këtë rast mundësohet që pronat e sekuestruara në veri të vendit tonë t’i japim për nevojat e institucioneve të sigurisë me qëllim të ruajtjes së rendit publik si dhe garantimit të ushtrimit të të drejtave dhe lirive kushtetuese të qytetarit pa dallim në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Uroj qy ky status nuk do të prodhojë edhe një autorizim nga PSRK për marrje në pyetje”, ka shkruar Haxhiu.
Ky ironizim i ministres vjen pasi PSRK e kishe marr në pyetje pas deklaratës së saj lidhur me arratisjet e të burgosurve nga burgu./Arbresh.info
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër
ZYRTARE: Karim Benzema prezantohet tek Al Hilal
“Treg për grabitqarët”, Meta përballet me gjyq për shfrytëzi...