Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, lidhur me letrën që ky i fundit e publikoi lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Haxhiu tha se edhe kësaj radhe një kryeministër i Kosovës garancën e interesit dhe integritetit të Republikës ia paska pas deleguar një pale të tretë, në këtë rast fasilituesit, shkruan kk.
Reagimi i plotë:
Letra e znj. Mogherini e datës 24 gusht si garancë për marrëveshjen e 25 gushtit mund të ketë vlejtë maksimumi deri më datën 23 dhjetor 2015, atëherë kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, institucioni i vetëm dhe suprem për interpretime kushtetuese, e shpalli garancën e znj. Mogherini të pavlerë e marrëveshjen në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Përtej kësaj, këtu ka një shpërfaqje të një problemi tejet serioz e të kushtueshëm që i ka përcjellë delegacionet e Kosovës që nga hera. Edhe asaj radhe, një kryeministër i Republikës së Kosovës, garancën e interesit dhe integritetit të Republikës ia paska pas deleguar një pale të tretë, në këtë rast fasilituesit.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...