Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se emërimi i Rifat Latifit, si ministër i shëndetësisë, është i vetmi veprim i mirë që kjo qeveri ka ndërmarrë ndonjëherë.
Haxhiu në anën tjetër uroi që ky emërim i Latifit, të jetë për përmirësimin e sistemit shëndetësor e jo të përdoret nga kryeministri Kurti për të mbuluar rrëmujën e shkaktuar nga ish-ministri Vitia.
“Rifat Latifi mjeku i dëshmuar në Amerikë e gjetiu, ka një përvojë të madhe në shëndetësi, prandaj uroj që emërimi i tij të jetë për të përmirësuar e avancuar sistemin tonë shëndetësor dhe gjendjen e profesionistëve shëndetësorë dhe kryeministri Kurti nuk ka qëllim që ta përdorë emrin e tij për ta mbuluar bërllokun dhe rrëmujën që e ka shkaktuar Arben Vitia dhe ekipi i tij. Nuk është e drejtë dhe morale dhe nuk duhet lejuar që emrat e mëdhenj të shëndetësisë të përdoren për qëllime të politikës ditore, por atyre t’u jepet hapësira dhe mbështetja e duhur për përmirësim të shëndetësisë.Dr.Rifat Latifi ka treguar edhe gjatë mandatit si këshilltar i ish- kryeministrit Hashim Thaçi, se ka vullnet për të punuar me përkushtim për shtetin e Kosovës”, ka vazhduar ai./arbresh.info/
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...